Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,540 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar, deklarata te forta: “Inter, une qendroj! Godin? Do te na permiresoje. Do te blija edhe…”

Skriniar, deklarata te forta: “Inter, une qendroj! Godin? Do te na permiresoje. Do te blija edhe…”
Inter Club Staff

Milan Skriniar paralajmëron rinovimin e kontratës me Interin.

Mbrojtësi zikaltër në një intervistë të dhënë per Tuttosport është shprehur se shumë shpejt do të vijë dhe zyrtarizimi i marrëveshjes me klubin deri në 2023.

Skriniar ka deklaruar se të gjithë e dinë dëshirën e tij dhe prandaj firma ne kontrate është thjeshte nje çështje kohe.

“Të gjithë e dinë që unë dua të qëndroj tek Interi.”

Une dhe menxheri im jemi duke biseduar me drejtuesit e klubit dhe mund t’ju them se jemi shumë pranë akordit.”

“Nuk mund të them një datë ose periudhe fikse se kur mund të vijë zyrtarizimi, por do të gjejmë momentin e duhur. ”

Mëse i kënaqur duhet të jetë ndjerë dhe trajneri i zikaltërve Luciano Spalleti i cili vetëm pak kohë më parë shprehej se një si Skriniar kushton 100 milionë euro.

Koment që mbrojtësi në fillim nuk e besonte, por që sigurisht falenderon Spalletin për fjalët.

“Në fillim kujtova se ishte një shaka nga ana e Spalletit.”

“Sigurisht që u ndjeva mirë, por gjithsesi une mendoj se vlera monetare nuk ka rëndësi, por se çfarë unë jap në fushën e blertë.”

“Ka lojtarë që të tilla komente i vënë nën presion. Tek unë nuk ndodhë një gjë e tillë. Sidoqoftë e falenderoj Spalletin për vlerësimin”.

Cilin lojtar sllovak do i propozoja Interit per te blere? 

“Sipas meje Lobotka i Celtas do te behet nje lojtar shume i forte. E di qe Interi e ka ndjekur edhe ne te kaluaren. Ausilio me ka pyetur se si ishte dhe i kam thene qe ka qene gati per te luajtur ne Serie A.”

Po Godin, cfare mund si sjelle me shume ketij Interi?

“Eksperience dhe mentalitet fitues. Ai eshte nje qe ka fituar shume trofe, mund te na jape nje dore shume te madhe per te na ndihmuar per tu rritur akoma me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.