Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2019

Scroll to top

Top

434 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar: “E di per Barcelonen, por dashuroj Interin. E dua Champions, por ketu. Ne derby…”

Skriniar: “E di per Barcelonen, por dashuroj Interin. E dua Champions, por ketu. Ne derby…”
Inter Club Staff

Milan sfidon… Milan. Ne prag te derbyt te se dieles, Skriniar ka folur per momentin qe po perjeton Interi dhe ka folur edhe per te ardhmen.

Keto jane fjalet e tij te thena per La Gazzetta dello Sport:

“Kur kam ardhur ketu, thuhej se cmimi ishte teper i ekzagjeruar, por tani po shikoj qe shifrat qe po qarkullojne neper mediat per mua jane shume me te larta. Zerat i degjoj, lexoj per Barcelonen dhe klube te tjera, por jam i bindur vetem tek ndeshjet e ardhshme: duhet te mendoj per ndeshjet dhe stervitjen, cdo gje tjeter nuk ka vlere.”

“Me siguri e ardhmja ime tek Interi nuk eshte e lidhur aspak me kualifikimin ne Champions League sic perflitet verdalle dhe jam i bindur qe ne ne Champions do te shkojme pavarsisht veshtiresive qe po kalojme, sepse Interi ka burra dhe profesioniste te nje kualiteti te larte. E dashuroj kete bluze, ndihem shume mire ne Milano: kam thene nje  ‘po’ me plot gojen, i emocionuar dhe pa asnje tundim kur Spalletti dhe Ausilio me moren ne telefon per te me bindur per tu transferuar tek Interi.”

DREJT DERBYT  – Skrinair me pas perqendrohet tek ndeshja e se dieles:

“Deshirojme qe te nderpresim serine e rezultateve pozitive te Milanit. Me pak fjale i kemi ngjallur ne ne Kupen e Italise ne dhjetor dhe tani do te jete Interi besoj qe do te rinise edhe njehere fitoret. Do i takojme si kundershtare me vetebesim dhe ne nje moment te forme te larte. Ka qene i zoti Gattuso qe i ka bere te luftojne per cdo centimeter dhe top. Nese do te mundesha, Milanit do i hiqja vetem Suson. Cutrone? Sulmues i forte, i ri dhe i motivuar. Shenon duke prekur pak topa, do duhet perqendrim ndaj tij.”

MBI MOMENTIN ZIKALTER – Sllovaku flet keshtu per momentin jo zikalter:

“Ajo qe kemi bere ne ndeshjet e fundit nuk do te mjaftoje me siguri te dielen ne darke. Spalletti na e perserit cdo dite: duhet te bejme shume me mire, si skuader por edhe si individe. Vijme nga nje periudhe shume negative dhe e gjate qe as vet nuk di si ta shpjegoj. Ne stervitemi mire por nuk kemi mundur te shprehemi dot ne fushe.”

“Probleme ne dhomat e zhveshjes? Nuk eshte e vertete. Problemi jone eshte psikologjik dhe eshte i dukshem. Luajme te trembur, luajme me copeza, dhe eshte momenti qe te tregojme vlerat tona. Jane keto gjera qe duhet te permiresojme.”

“Njeriu derby? Icardi. Ne ndeshjen e pare e futi brenda tre here, na kane munguar golat e tij ne kete 2018. Po, kam besim tek Maurito sepse eshte njeri nga ata qe kam ndjere me afer vetes ne ditet e para ne Milano kur nuk njihja askend akoma.”

“Kjo do te jete fundjava e se vertetes qe do te na jape shume pergjigje edhe per te ardhmen. Por te mos harrojme se edhe skuadrat para nesh do te perballen me njera-tjetren. Gjithesesi mendoj se Lazio, Inter, Roma dhe Milan do te luftojne deri ne fund per dy vendet qe te dergojne ne Champions.”

“Tifozet? Jane te mrekullueshem, do te thoja unik. Mbeshtetja e tyre ndaj meje nuk me ka munguar kurre, as ne momentet e veshtira qe kemi kaluar. Te dielen loja e bukur nuk ka rendesi, dua vetem tre piket. Nuk kemi me kohe per shaka. Pas Milanit do te kemi Napolin, duhen fitore me peshe per te dale nga kjo krize tashme e padurueshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.