Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,149 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar i papermbajtshem: thyen rekordin e cmendur 10 vjecar te Javier Zanettit!

Skriniar i papermbajtshem: thyen rekordin e cmendur 10 vjecar te Javier Zanettit!
Inter Club Staff

Ai erdhi si nje i lojtar jo shume i njohur dhe si nje lojtar “i paguar shume me shume nga sa vlente” sipas mediave. 

Natyrisht qe keto tituj ndikuan edhe tek tifozeria qe se konsideruan kurre Milan Skriniar nje lojtar te denje per skuadren e Interit ne momentin e transferimit te tij ne Milano.

Ai, Milan Skriniar, beri qe te gjithe skeptiket dhe ata qe e kishin kundershtuar blerjen e tij te kafshonin gjuhen dhe u dorezuan perpara cilesive te padiskutueshme te sllovakut.

Sot per sot flasin faktet: Milan Skriniar eshte blerja me e mire e nje klubi futbolli ne Europe ne raportin cilesi dhe cmim.

Por ka dicka tjeter qe ka arritur Skriniar ne kete sezon qe e ben akoma me shume fenomenal dhe e ka futur ate pergjithmone ne historine e Interit.

Mbrojesi zikalter ka arritur te thyeje nje rekord te paimagjinueshem te Javier Zanettit dje ne fushe ndaj Lazios.

Milan Skriniar, ashtu si tregon OPTA, eshte lojtari i pare ne historine e Interit (duke hequr portieret natyrisht) i cili ka luajtur per te gjithe 3420 minutat e nje kampionati qe kur Serie A eshte bere me 20 skuadra.

Ai ka arritur keshtu te thyeje edhe rekordin e Zanettit qe u mendua se nuk do te thyhej ndonjehere te sezonit 2008/09 me 3375 minuta te luajtura.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.