Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,069 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar i thote jo rinovimit me Interin: 2,5 milione euro jane pak. Ja sa deshiron ai ne sezon!

Skriniar i thote jo rinovimit me Interin: 2,5 milione euro jane pak. Ja sa deshiron ai ne sezon!
Inter Club Staff

Tratativa ndermjet Interit dhe Skriniar duket se papritur eshte ndalur.

Per momentin nuk ka ende asnje marreveshje ndermjet paleve per rinovimin e mbrojtesit sllovak dhe nuk ka asnje firme ne horizont.

Bisedimet ndermjet Interit dhe agjentit te lojtarit duket se jane nderprere duke pare qe pozicionet jane goxha te largeta.

Pastaj, kontrata e Skriniar skadon ne 2022 dhe kjo i jep qetesi Interit.

Marreveshja ne kete moment ka deshtuar vetem nga ana e ekonomike: Skriniar perfiton 1,7 milione euro ne sezon ne kete moment dhe nga 2019 kjo shifer do te rritet gradualisht.

Pas perfundimit te kampionatit te kaluar, Interi takoi agjentin e Skriniar, Karel Csonto per te folur per rinovimin. Mbrojtesi i ka thene jo nje marreveshje rinovimi per 2,5 milione euro ne sezon.

Sllovaku duket se deshiron te pakten 3 milione euro ne sezon.

Ashtu si lexohet edhe tek La Gazzetta dello Sport:

“shoqeria zikalter e konsideronte kete tratative si nje shenje mirenjohje – pa jo nje akt te detyrueshem – pas paraqitjeve te kampionatit te kaluar.”

“Por agjenti i sllovakut deshiron qe kete mirenjohje Interi ta tregoje me nje rroge me te larte e me nje rroge qe i afrohet edhe ofertave qe jane bere per lojtarin.”

“Te mos harrojme qe kete vere Manchester United tentoi pa sukses te ofronte 65 milione euro per kartonin e tij por Interi i refuzoi menjehere.”

“Rritja e rroges kunder kontrates se re: nese ka distance ne tratative qe ne fillim, eshte e veshtire qe te gjendet nje marreveshje. Por nuk ka ne kete moment ndonje thyerje ndermjet paleve.”

“Por pak irritim nga ana e Interit ekziston, sepse nuk deshironte qe kjo gje te vazhdonte kaq shume.”

“Kontrata e Skriniar eshte ne skadence ne 2022  dhe klubi mund te vazhdoje ta paguaje ate me  te njejten rroge deri ne veren e ardhshme ku mbase do i ofronte nje kontrate te re e pikerisht prandaj nuk ka ndonje nxitim nga ana e Interit.”

“Nderkohe, Skriniar mbetet nje element qendror per Spallettin dhe nje pike fikse e palevizshme e  ketij Interi. Moduli mund te ndryshoje per Interi pa Skriniar nuk mund te luaje dot.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.