Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 19, 2018

Scroll to top

Top

597 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar: “Inter, tani duhen fitore te tjera. United dhe Barca? Ju them te verteten…”

Skriniar: “Inter, tani duhen fitore te tjera. United dhe Barca? Ju them te verteten…”
Ardis
  • On 10/10/2018, 19:07

Milan Skriniar eshte nje nga elementet me pozitive te Inter-it edhe per kete sezon. Mbrojtesi sllovak ndiqet nga shume klube europiane, midis tyre Barcelona dhe Manchester United, por eshte shume i fokusuar mbi sezonin me zikaltrit per te bere me te miren e mundshme ne Serie A dhe Champions League.

I intervistuar ne stervitjen me kombetaren sllovake, Skriniar ka folur per derby-n dhe mbi zerat e merkatos:

“Me fund i kemi dhene rruge fitoreve te njepasnjeshme. Jemi aty ku donim te ishim ne fillim te sezonit. Dhe besoj se duhet te vazhdojme ne kete rruge sa me gjate te jete e mundur”.

Mbi zerat e merkatos, me interesimin e Manchester United dhe Barcelonen:

“Do ju them te verteten: mbi kete teme kam lexuar ne internet, por nuk me pengon nje gje e tille. Ishin shume zera gjate merkatos se veres, dhe nuk ndodhi gje, dhe besoj se nuk do te ndodhe gje edhe kesaj rradhe.”

“Une mendoj mbi gjera te tjera. Shpresoj te bej nje ndeshje te mire me kombetaren, me pas do kemi shume ndeshje me Inter-in. Ndeshja pare do te jete derby kunder Milan-it qe duhet ta pergatisim sa me mire. Juventusi po dominon Serie A por mund te luajme edhe me ata”.

Mbi kombetaren: “Kemi humbur kunder Ukraines. Tashme edhe Republika Çeke do te luaje kunder nesh per te marre fitoren.”

“Duhet te japim me te mire tone. Duhet te fitojme, rezultati eshte shume i rendesishem. Nuk eshte nje ndeshje normale kunder Republikes Çeke, ka nje rivalitet te vecante ne cfaredo lloj sporti, qofte futboll, hokej ose ndonje sport tjeter.”

“Por besoj se ne te kaluaren rivaliteti ishte me i ndezur sesa tani. Uroj qe te jete nje atmosfere e bukur. Mbas kaq shume kohesh, stadiumi jone do te jete plote, kemi degjuar se ka pasur me shume kerkesa per bileta se cka mban realisht stadiumi, shume persona nuk do e shikojne ndeshjen nga stadiumi.”

“Eshte e bukur kur ka kaq shume tifoze. Do te jete shume e bukur. Te fitojme dhe te marrim tre pike do te ishte madheshtore”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.