Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

676 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar, ja pse Interi nuk po e zyrtarizon dot rinovimin e kontrates e sllovakut: me sa duket fajin e ka marreveshja me UEFA-n

Skriniar, ja pse Interi nuk po e zyrtarizon dot rinovimin e kontrates e sllovakut: me sa duket fajin e ka marreveshja me UEFA-n
Inter Club Staff

Milan Skriniar e ka rinovuar kontraten e tij me Interin apo jo? Situaten per sa i perket kontrates se sllovakut ka tentuar qe ta shpjegoje me thjeshte Calciomercato.com diten e sotme e cila ka tentuar te zbuloje se pse Interi nuk e ka zyrtarizuar ende kontraten e lojtarit.

Ata kane shkruar diten e sotme ne faqen e tyre online se:

“Nga klubi kane bere me dije se rinovimi i Interit me lojtarin eshte rene dakort qe ne shkurtin e kaluar. Ai eshte nje rinovim i rendesishem qe sposton skadencen e kontrates ne 30 qershor 2023 dhe i ka dhene mundesi lojtarit te kete nje rroge te re me te mire.”

“Rroga e re e lojtarit sllovak eshte rritur nga 1 milione euro qe ishte rene dakort ne momentin qe ai erdhi nga Sampdoria ne me shume se 3 milione euro plus bonuse qe varen ne baze te arritjeve personale dhe te skuadres.”

Ka nje motiv specifik ne fakt se pse Interi nuk e ka zyrtarizuar akoma zgjatjen e kontrates dhe rinovimin e saj. Kete gje Calciomercato.com e ka shpjeguar keshtu:

“Ka nje motiv shume te rendesishem qe Interi nuk po i zyrtarizon marreveshjet e saj qe zgjatjen e kontratave dhe rritjen e rrogave.”

“Gjithcka varet nga Fair Play Financiar dhe settlement agreement qe mbyllet ne muajin qershor per Interin.

“Duket se zikalterit po presin pikerisht qe te dalin perfundimisht nga SA qe te zyrtarizojne zgjatjen e kontratave duke qene se Interi eshte ne limitet e tavanit te rrogave qe lejohen nga ajo marreveshje dhe keshtu zikalterit ne dakordesi me Skriniar dhe agjentin e tij e kane nenshkruar kontraten por nuk e kane depozituar akoma per shkak te bilancit qe te shmanget cdo denim i mundshem.”

Keshtu, asnje shqetesim per Skriniar. Rinovimi ka ardhur, thjesht per rinovimin duhet te presim pak.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.