Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

454 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Largohet Skriniar? Ja tre emrat per ta zevendesuar ate: “Marotta ka nje dyshim te madh: nje lojtar i ri ose nje lojtar me eksperience…”

Largohet Skriniar? Ja tre emrat per ta zevendesuar ate: “Marotta ka nje dyshim te madh: nje lojtar i ri ose nje lojtar me eksperience…”
Inter Club Staff

Inter po negocion prej ditesh me skuadren e Tottenham (qe drejtohet nga Jose Mourinho) per shitjen e Milan Skriniar.

Ka akoma distance: zikalterit kerkojne 60 milione euro, ndersa Spurs duket sikur nuk duan te shkojne me shume se 40 milione euro cash.

Por ka optimizem dhe te henen palet do te ulen perseri per te diskutuar per kete tratative.

Per kete motiv, Interi po leviz ne kerkim te nje zevendesuesi te lojtarit dhe deri me tani, jane tre lojtaret ne listen e Interit.

I pari eshte ish-lojtari i Romes, Smalling. I dyti eshte lojtari i talentuar i Fiorentines, Milenkovic. Ndersa i treti luan ne Bundesliga dhe eshte Kabak i Schalke.

“Kabak, eshte lojtari me i fundit i permendur, dhe do te ishte turku i katert ne historine e Interit pas Sukur, Emre dhe Buruk.”

“Ai eshte vetem 20 vjec dhe ka luajtur dy Bundesliga si titullar me Sttutgart dhe Schalke.”

“Por ai ne Champions League ka luajtur kater here me Galatasaray, kur luante ende ne Turqi (shume i ri).”

“Me kombetaren, ai ndan vendin e titullarit me Demiral: ideja eshte qe te sfida te kaloje edhe ne Serie A ne nje sfide per kampionat.”

“Lojtari i ri turk ka hyre ne radarin e Liverpool por edhe te Lazio.”

“Gjithesesi, ne kete moment ai vleresohet 40 milione euro, por cmimi mund te zbrese shume.”

“Schalke nuk po perjeton nje moment te mire (dramatik eshte fjala e duhur) financiar dhe eshte gati qe te shese guret e saj te cmuar per te mbijetuar.”

“Kabak eshte direkt pas Milenkovic (qe kushton shume, 40 milione euro te panegociueshme) si dhe Smalling, nje lojtar qe pelqehet jo pak.”

“Anglezi kerkon nje investim rreth 20 milione euro.”

“Prandaj, Kabak shihet si nje levizje shume e mire per nga cilesia dhe mosha.”

“Per kete ceshtje, priten te reja rreth dites se hene, ku pritet te vendoset edhe perfundimisht edhe e ardhmja e Milan Skriniar.”

“Nese sllovaku do te perfundoje ne Angli te Tottenham nen urdhrat e Mourinhos, atehere do te hapet rruga edhe per investimin e Interit ne mbrojtje.”

Burimi: La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.