Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

856 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar jo, Icardi jo, Brozovic jo. Do te jete Perisic i sakrifikuari? Ja cmimi i shitjes!

Skriniar jo, Icardi jo, Brozovic jo. Do te jete Perisic i sakrifikuari? Ja cmimi i shitjes!
Inter Club Staff

Jane kater lojtaret per super-plusvalenca ne kete moment qe do te rregullonin bilancin e Interit me nje shitje te tyre: Skriniar, Brozovic, Perisic dhe Icardi. 

Kete gje e kujton Tuttosport qe me pas shpjegon se si ish-lojtari i Wolfsburg mund te jete i sakrifikuari ne altarin e bilancit.

Ja cfare shkruan e perditshmja torineze:

“Skriniar as nuk ka ndermend  te largohet nga Interi dhe zikalterit as nuk do i marrin parasysh ofertat qe kane ardhur e qe jane diku tek 75-80 milione euro ndersa per Icardin, klauzola 110 milione vlen deri ne 15 korrik: nese dikush do te paguaje dhe Icardi do te thote po, Interi mund te beje shume pak ne kete rast dhe vetem do te dorezohet por ndryshe veshtire se Interi do te shese me deshire kapitenin e saj.”

“Pastaj per sa i perket Brozovic, Spalletti ka ditur se si ta transformoje ate ne regjistin perfekt te Interit te tij dhe nuk deshiron ta riktheje ne zero kete pozicion. Ka nje klauzole 50 milione euro ne kete moment, por nje boteror i madh i tij mund ta beje kete klauzole te duket nje hic perpara cilesive te kroatit…”

“Nese llogarisim gjithcka me lart, mbetet Perisic lojtari me i sakrifikueshem i skuadres se Interit dhe eshte pikerisht kroati qe mund te largohet nga Milano.”

“Prandaj Interi po kerkon lojtare te tjere krahu si Politano, Marlos dhe Malcom dhe ne skuader ka Candreven qe do te rinovoje deri ne 2021 si edhe Karamoh.”

Gjithmone sipas Tuttosport, keshtu, numri 44 eshte emri me i lakuar per nje largim ne kete moment. Ne bilanc ai peshon 8 milione euro dhe me nje oferte 40 milione euro per te (kaq kerkon Interi?!), bilanci i Interit do te shkonte direkt aty ku duhet. Por a do te ndodhe pikerisht keshtu?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.