Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

736 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar? “Kush eshte lojtari me i rrezikshem i Tottenham? Kane por ju them edhe pse. Kontrata…”

Skriniar? “Kush eshte lojtari me i rrezikshem i Tottenham? Kane por ju them edhe pse. Kontrata…”
Inter Club Staff

Njeri prej dy lojtareve qe foli sot perpara mikrofonave te gazetareve para se i vinte radha Spallettit, ishte Milan Skriniar.

Ja se si e hap ai intervisten e pare te Champions perpara se te kallojme tek pyetje pergjigjet:

“Nuk kemi arritur te bejme gol ndaj Parmes. Nese do kishim bere nje pastaj do kishim bere edhe 3-4. Por tani kemi nje ndeshje tjeter, nuk duhet te harrojme ate qe na ndodhi ndaj Parmes por duhet te marim gjerat pozitive.”

Pas kesaj nisje sezoni, a mund te jete ndeshja e neserme decizive?

“Nuk dua te them qe eshte decizive, por nese bejme mire mund te veme cdo gje ne vije e sigurisht mbetet nje ndeshje shume e rendesishme.”

Neser do te perballesh me Kane. A e ke studiuar?

“Kam luajtur njehere kunder tij me kombetaren time. Ne ate rast kemi humbur. Nese shpresoj per nje histori tjeter. Kam pare disa video, eshte nje lojtar i madh dhe eshte pare edhe ne Boteror por ne duhet te jemi gati jo vetem per te por edhe per lojtare te tjere.”

Cili eshte lojtari me i rrezikshem i Tottenham?

“Si mbrojtes qe jam, them Kane. Edhe pse nuk mund te shihet per 20 minuta, ne rastin e pare te shenon gol.”

Mungesa e eksperiences mund te jete nje faktor pozitiv per urine?

“Sipas meje po. Une skam luajtur kurre ne Champions dhe mezi po pres. Mund te jete pozitive per ne.”

Ne momentin e shortit, kush ishin reaksionet e skuadres?

“Kur luan ne Champions, deshiron qe te perballesh me keto skuadra. Ne mund te bejme shume mire.”

Marreveshja per kontraten e re eshte afer?

“Po flasim, une jam i qete. Cdo gje eshte e hapur, por tani e kane radhen ndeshjet e duhet te mendojme per ndeshjet, jo per kontraten time.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.