Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

356 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar: “Me duan ekipet e medha? Cilat? Sepse une jam ne nje ekip te madh! E ardhmja…”

Skriniar: “Me duan ekipet e medha? Cilat? Sepse une jam ne nje ekip te madh! E ardhmja…”
Bujar Berishaj

Milan Skriniar eshte kualifikuar ne Champions League me fanellen e Interit dhe deshiron ta luaj me te.

I intervistuar nga Sme Sport, sllovaku ka perseritur vullnetin e tij per te qendruar si lojtar zikalter:

Nga Zilina te Samp per nje milione euro, pas nje viti nga Samp te Inter per 25 milione euro. Per momentin agjenti juaj thote se vlera jote i kalon 50 milione eurot. Nuk je shqetesuar ndonjehere?
“Jo, jam i lumtur. Nese do ma thoje dy vite me pare nuk do te kisha besuar. Por Interi eshte tashme nje ekip i madh dhe nese do te kisha pasur dyshime do t’i kisha pasur kur kam ardhur ketu”.

Gjate sezonit te Interi ke regjistruar nje nga rekordet me impenjative ne bote. Ke luajtur te gjitha ndeshje pa u ndalur ne asnje.
“Ajo qe ka qene e rendesishme eshte qe kam pasur besim sapo kam ardhur. Nuk e prisja te luaj si titullar nga fillimi. Kam mbetur i befasur, por vetem per nje moment. Pastaj nuk kishte kohe me per te qene i befasuar dhe ne cdo ndeshje duhej te tregoja qe isha gati”.

Agjenti Karol Csonto ka thene qe per momentin vetem gjashte klube te botes mund te nenshkruajne me ty. Cilen fanelle enderroni te vishni?
“Nuk eshte nje pyetje te ciles mund te pergjigjem tani. Do te luaj kunder tyre ne Champions League, nuk do te ishte korrekte”.

Marek Hamsik ka thene se nuk e sheh dot veten ne nje ekip tjeter italian. Vlen edhe per ty?
“Nuk mund te imagjinoj shume larg. Edhe pse mund te ndodh ne te ardhmen nese Interi do te me shes. Por nese do varej nga une, do te preferoja nje transferim jashte Italise”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.