Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

593 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar: “Milan qendron ne Milano. Ju shpjegoj vendimin tim per te qendruar…”

Skriniar: “Milan qendron ne Milano. Ju shpjegoj vendimin tim per te qendruar…”
Inter Club Staff

Ai ishte nje nder protagonsitet e medhenj te ndeshjes festuese se 110 viteve te MSK Zilina, formacion sllovak ku eshte rritur futbollistikisht Milan Skriniar, nje nder lojtaret me te mire te zikalterve qe kapen Champions League. 

Lojtari zikalter ka folur per mediat vendase dhe ka folur per te tashmen por edhe per te ardhmen.

Keto jane fjalet e tij per ProFutbol.sk:

“Sa i lumtur jam nga paraqitjet e skuadres sime, por edhe per paraqitjet e mia.”

“Ajo qe dua te permiresoj cdo sezon eshte qe te luaj sa me shume te jete e mundur.”

“Qe prej fillimit kam arritur te luaj titullar tek Interi dhe kjo gje me habiti shume. Por me pas tentova te konsolidoj pozicionin tim, duke ofruar paraqitje akoma me te mira dhe duke rritur nivelin akoma me shume.”

“Ajo qe mendoj eshte se ne  sezonin e ardhshem do te jem me mire akoma.”

Per sezonin e ardhshem te shumte jane zerat e merkatos qe jane ngritur nga deklaratat e fundit te agjentit Karol Csonto, por Skriniar shikon vetem zikalter:

“Nuk jam shqetesuar nga zerat e  merkatos, objektivi ishte qe te kapja Champions me Interin.”

“Jam i lumtur ne Milano, nuk kam luajtur kurre larg Italise. Tema per te ardhmen as nuk eshte diskutuar sepse te gjithe e dine: Milan qendron ne Milano.”

“Deshirojme te bejme nje Champions shume te mire dhe te shkojme sa me lart ne kampionat”, siguron lojtari sllovak.

Ai flet edhe per futjen ne 11 e lojtareve me te mire ne Europe sipas Goal.com: “Te shikoj veten perkrah Diego Godin me ka surprizuar, personalisht do te kisha zgjedhur dyshen Khalidou Koulibaly – Sergio Ramos“.

Por Skriniar mezi po pret Championsin, sepse kujton se e ka pare kur ka qene femije ne 2010-2011: “Sot kam sfiduar lojtare qe ne ate kohe i shikoja ne stadium ose ne tv. Per mua ka qene shume kenaqesi pas nje sezoni te tille qe me ne fund te marr fryme lirisht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.