Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar: “Ne jeten time nuk kisha luajtur kurre si mbrojtes krahu, por per Interin jam gati qe…”

Skriniar: “Ne jeten time nuk kisha luajtur kurre si mbrojtes krahu, por per Interin jam gati qe…”
Inter Club Staff

Nje fitore shume e bukur ajo e Interit dje ndaj Tottenham ne Meazza ne minutat shtese se lojes.

Por njeri prej protagonisteve te fitores ka qene sllovaku Milan Skriniar i cili per here te pare tek Interi dje ka luajtur si mbrojtes i krahut te djathte per shkak te emergjences se Interit ne ate pozicion te fushes ku mungoi per demtim edhe Vrslajko, edhe D’Ambrosio.

Dhe keshtu Skriniar pas fitores shume te bukur, ka folur per mikrofonat e Inter TV:

“Kemi pesuar nje gol shume te pafat, sa keq. Nuk me erdhi mire ne ato momente.”

“Por e rendesishme eshte qe jemi gjithmone kompakt. Donim te fitonim dhe ne fund ja dolem me shume sakrifice.”

“Kjo eshte dicka shume e rendesishme. Mund ta ndjejme menjehere kete fitore. Nuk eshte nje fitore e thjeshte kjo prej vetem tre pikesh.”

“Ne kete fillim kampionati e kemi nisur shume keq por sipas meje pas kesaj ndeshje ne Champions kemi cuar cdo gje ne vend. Duhet  te vazhdojme me force keshtu.”

“Roli im sot? Ishte dicka e re per mua. Nuk kisha luajtur kurre ne jeten time si mbrojtes i krahut te djathte. Por nuk ka rendesi per mua, per Interin jam gati te bej shume me shume. I rendesishem ne fund eshte gjithmone Interi.”

“Kishte djem te demtuar, tranjeri kerkoi qe une ti zevendesoja dhe me deshiren me te madhe pranova. Kur ishte per te provuar dicka me shume, e provova.”

“Ne ndonje moment bera mire, ne ndonje moment bera keq. Them se bera mire ne pergjithesi.”

“Muzika e Champions eshte shume e bukur por ne motivimin na e dhane tifozet. Qe gjate nxemjes na bene te kuptonin qe do te ishin me ne ne cdo moment te lojes. Shume gje e bukur kjo fitore sot duke pare qe ndeshjen e fundit ne shtepi nuk e fituam dot.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.