Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

641 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, degjoje pak Skriniar: “A do te qendroja perjetesisht tek Interi? Do ju them te verteten: do te ishte…”

Inter, degjoje pak Skriniar: “A do te qendroja perjetesisht tek Interi? Do ju them te verteten: do te ishte…”
Ardis
  • On 14/10/2018, 18:13

Ne nje interviste te gjate ne portalin Idnes.cz, mbrojtesi sslovak i premton dashuri te perjetshme Interit.

Ne nje interviste te gjate ne portalin Idnes.cz, Milan Skriniar flet mbi te ardhmen e tij.

Mbrojtesi zikalter i premton dashuri te perjetshme ngjyrave zikalter:

“Nuk do iki asgjekundi. Do ju them te verteten: edhe po te qendroj tek Inter-i per te gjithe pjesen e mbetur te karrieres sime si Marek Hamsik tek Napoli, do te isha shume i lumtur.”

Inter-i eshte nje klub i madh qe ka kaluar krizen dhe po luan ne Champions League”.

Ka ndonje kosto transferimi per ty?

“Kete pjese vecanisht, nuk arrij ta kuptoj dhe nuk e kam kuptuar edhe tani qe flasim. Nese do e them eshte e sigurte qe do gaboj. Ne keto momente nuk mendohem shume per kete gje dhe shikoj perpara. Nuk e di nese shifrat qe flasin gazetat jane virtuale apo jo”.

Guardiola te kerkon tek Manchester City, Mourinho tek United, Valverde tek Barcelona. Ndonje nga keta trajnere te ka kontaktuar?

“Asnjeri ne fakt, ja pse them qe mund te jene vetem zhurma”.

Ne cilen pike te karrieres gjendesh?

“Nuk mund ta them sepse jam vetem 23 vjec. Mbase po jetoj nje pauze. Vitin e kaluar transferimi tek Inter-i ishte plotesisht i nje niveli komplet ndryshe, sezoni i pare shkoi mire, tashme do te jete vendimtare sesi do te perfundoje ky sezon. Eshte e thjesht te fluturosh lart, me e veshtire eshte te qendrosh lart”.

Keni bere nje sezon endrrash dhe nje transferim tek Interi. Tashme je nje lojtar me i mire?

“Kam me shume siguri ne vetvete. Jo vetem si lojtar por edhe si person. Kur arrin ta besh, ndihesh me mire ne te gjitha aspektet, gjendesh ne nje zone me te rehatshme. Kur nuk luaja dhe nuk e dija pse-ne, e shikoja gjithcka te zeze. Perse duhet te mesoj italishten kur nuk me duan? Perse duhet te stervitem kur nuk luaj?”.

Champions League?

“Champions League eshte dicka joreale, nje perralle kur une isha 14 vjec dhe luaja tek Zilina, kisha enderruar ne fshehtesi qe te luaja te pakten nje here”.

Dhe endrra u realizua.

Sapo ishim futur ne fushe ne ndeshjen e pare kunder Tottenham dhe himni i Champions League, me dridhej trupi. Gjithcka me tej u perforcua nga fakti qe Inter-i nuk luante ne Champions League prej 7 vjetesh, keshtu qe i gjithe stadiumi ka kenduar: “The Champions”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.