Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

655 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar, nje super lajm vjen nga Inter: “Gati rinovimi i arte per sllovakun: ja shifrat e ofruara. Kontrate deri ne…”

Skriniar, nje super lajm vjen nga Inter: “Gati rinovimi i arte per sllovakun: ja shifrat e ofruara. Kontrate deri ne…”
Inter Club Staff

Milan Skriniar eshte e tashmja, por mund te jete edhe e ardhmja e Interit. Kjo sidomos pas vendimit me te fundit te Steven Zhang.

Ai, pas rezistences se fuqishme te Simone Inzaghi, por edhe pas keshillave te drejtuesve, ka nxjere jashte merkatos Milan Skriniar.

Sllovaku i ka thene “Adieu” cdo tentative te Paris Saint-Germain dhe do te qendroje ne Milano e pritet edhe te rinovoje.

Por cfare po ndodh? Per kete La Gazzetta dello Sport flet diten e sotme, duke treguar madje edhe detaje te kontrates se re qe ai mund te nenshkruaje.

“Ka qene nje levizje strategjike ajo e Zhang: ka dashur ti jape qetesi te gjithe skuadres si edhe tranjerit perpara nje sezoni te veshtire”.

“Edhe pse ka pasur nje nevoje ekonomike per te shitur nje lojtar, kjo gje eshte shtyre per ne qershorin e ardhshem, e me shume mundesi, nuk do te jete Skriniar i sakrifikuari”.

“Ky i fundit pritet te marre nje rinovim te arte, me nje rroge qe pritet te shkoje ne 5,5 apo edhe 6 milione euro ne total”.

“Nuk jane 7,7 milione euro qe i ka ofruar Paris Saint-Germain per te luajtur me Messin dhe Mbappe, e qe mund te beheshin 9 apo 10 milione euro me disa bonuse”.

“Por eshte Inter, nje skuader qe Milan Skriniar ka treguar se ka vertete ndjenja dhe ka nje tifozeri qe e do a thua se e kane nje te familjes”.

“Bazat jane hedhur keshtu dhe kontrata e re e Skriniar pritet te jete e vlefshme deri ne vitin 2027, me nje kohezgjatje prej 5 vitesh”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.