918 views

Skriniar për Sky: “Liga e Kampionëve? Gjithçka varet nga ne…”
Shpejt pas vërshëllimes së fundit nga Pasqua, Milan Skriniar ka komentuar paraqitjen e Interit pas fitores së bukur kundër Cagliarit me rezultat 4-0:
“Kemi hyrë në fushë me një egërsi, kemi folur edhe para ndeshjes. Sipas meje kemi bërë një paraqitje të mirë. Jovazhdueshmëri në golat e shënuara? Duhet ta gjejmë balancin, ndonjëherë kemi fituar pa luajtur mirë por duhet të vazhdojme kështu. Sa jemi të bindur për kualifikimin për në Ligën e Kampionëve? Duhet ta japim gjithmonë maksimumin, e kemi të gjithën në dorë. Golat alternativë? Është shumë mirë që shënojnë edhe të tjerët e jo vetëm Mauro”.