Skriniar super i emocionuar: “Mezi pres sezionin e ri me Interin. Ju tregoj cfare emocioni perjetova kur…”
Direkt nga grumbullimi i kombetares sllovake ne Senci, vend ku ata po pergatisin miqesoret kunder Hollandes dhe Marokut, Milan Skriniar eshte rikthyer te flase per sezonin e tij tek Interi dhe jo vetem.
Ja fjalet e tij:
“Ky sezon ka qene shume pozitiv, si nga ana personale, por edhe nga ana e skuadres.”
“Ne kemi luftuar per te arritur nje vend ne Champions League pas shtate vitesh mungese.”
“Mendoj se eshte nje gje shume e madhe per te gjithe interistat, si per lojtaret por edhe per tifozet.”
“Kemi luftuar deri ne fund per tu kualifikuar pikerisht ne ndeshjen e fundit. Ka qene nje emocion unik, i madh dhe une mezi po pres te nis sezonin e ri me Interin.”
Per finalen e Champions dhe triumfin e Real Madrid, mbrojtesi sllovak eshte shprehur keshtu:
“Kane ndodhur disa gjera te rendesishme: demtimi i Salah, gabimi i portierit por edhe goli i mrekullueshem i Gareth Bale. Edhe pse nje ndeshje e tille ndodh njehere ne 100 vjet, do te kenaqesha nese do e luaja. E kam pare finalen me disa shoke.”
Mbi kombetaren e tij qe do te perballet me Hollanden e De Vrij, Skriniar eshte shprehur:
“Na presin ndeshje te mira kunder skuadrave cilesore, do te jemi te gatshem te bejme te lumtur tifozet tane. Te perballesh me Hollanden eshte nje motivim i madh, ne sulm ata kane nje si Depay. Dikur kane qene Kombetarja me e mire ne bote, por tani kane ende shume kualitete.”