Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

461 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta dello Sport: “Inter percakton cmimin e Skriniar ne merkato: ja shifrat!”

Gazzetta dello Sport: “Inter percakton cmimin e Skriniar ne merkato: ja shifrat!”
Inter Club Staff

“Nje ndeshje qe do te percaktoje se kush do te dale jashte: nje ndeshje me eleminim direkt, nese doni ta quani keshtu.”

“San Paolo nuk do te jete nje lokal nate i mbushur plot, por ne zonen e rreptesise do te kete dyluftime te forta. Me mire ne ato zona te kesh lojtare qe bejne ligjin.”

“Te tille jane Kalidou Koulibaly dhe Milan Skriniar qe kane fuqine fizike te duhur per te bere kete rol.”

Keshtu e hap shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport ne shkrimin ku krahasojne Milan Skriniar me mbrojtesin e Napolit dhe qe sipas tyre ata duhet te japin dicka me shume se te tjeret.

Per Conten nderkohe, sllovaku eshte nje titullar i paprekshem dhe kjo gje nuk do te ndryshoje as ne rifillimin e Serie A.

Kjo edhe per shkak te faktit se mbrojtesi zikalter eshte fizikisht gati, ne krahasim me De Vrij, Godin dhe Bastoni qe nuk jane ne formen e tyre me te mire.

MERKATO – La Gazzetta dello Sport me pas flet per te ardhmen e Milan Skriniar, qe eshte lidhur me nje kontrate deri ne 2023 me Interin.

Ata kane zbardhur keshtu detajet e kontrates se sllovakut me zikalterit:

“Ai ka nenshkruar nje kontrate me Interin pa agjent sepse ai po i hapte shume probleme me rinovimin. Eshte nje kontrate qe skadon ne 2023 dhe nuk ka asnje klauzole.”

“Kush e kerkon? Te njejtat klube te medha qe kerkojne edhe Kalidou (United, City, Liverpool) dhe qe kane prej kohesh nje dosje per Skriniar.”

“Por Skriniar do te qendroje ne Milano dhe veshtire te largohet nga Interi.”

“Klubi zikalter e vlereson ate jo me pak se 50 milione euro por nuk eshte se ka ndonje ide per ta shitur ne kete moment.

“Ne nje vere me cmime depresive, do te ishte e gabuar te fusje ne merkato nje gur te cmuar si ai.”

“Pastaj, Interi e vlerson ate edhe per ndenjen e perkatesise qe ka ndaj klubit zikalter dhe per mencurine e tij ne cdo situate jashte fushes se lojes.”

“Ai nuk eshte bere kurre nje problem per Interin ne media dhe kjo tregon se i ka te gjitha kushtet per te qene lideri i Interit te se ardhmes e pse jo, edhe kapiten i saj.”

“Askush nuk e harron interesimin e Manchester United pe te veren e shkuar dhe faktin se Skriniar nuk beri asnje presion per tu larguar edhe pse atje do te merrte dyfishin e asaj qe perfitonte ne Itali.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.