Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

875 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Skuadrat e dyta ne Serie C, Interi do te thote JO: ja te gjithe motivet prapa ketij vendimi

E FUNDIT – Skuadrat e dyta ne Serie C, Interi do te thote JO: ja te gjithe motivet prapa ketij vendimi
Inter Club Staff

Tashme eshte zyrtare prej disa ditesh, Federata Italiane do te lejoje ne kategorite me te ulta se Serie A skuadrat e dyta, apo skuadrat rezerve sic njihen gjeresisht. 

Ato pritet ta fillojne rrugetimin e tyre nga Serie C dhe maksimumi qe mund te arrijne eshte Serie B.

Ne rastet e nje pozicionimi ne Serie B te nje skuadre rezerve ne vendet qe behet promocioni ne Serie A, kjo gje nuk do te lejohet me rregullore.

Por gjithesesi, pas publikimit zyrtar te kritereve dhe procedurave per te regjistruar nje skuader te dyte per skuadrat e Serie A, FcInterNews ka dhene sot nje lajm qe nuk pritej.

Interi duket se e ka vendosur qe te mos marre pjese ne kampionatin e Serie C 2018/19 dhe te mos regjistrohet me skuadren e saj B (te dyte).

Motivet jane te shumta per zikalterit, por ato qe vecohen jane:

1) Pagesa fillestare vetem per tu regjistruar eshte 1.2 milione euro.

2) Nuk ekziston koha teknike per te organizuar nje staf te tere: tranjera, ndihmesa, doktora, magaziniere, etj.

3) Mungon nje stadium me kriteret e duhura per Serie C: ka disa norma per tu plotesuar, dhe fusha e dyte ku luan Primavera nuk i permbush keto kushte dhe duhet nje investim por koha nuk e lejon te perfundoje ne kohe.

Klubi zikalter, te pakten edhe per kete sezon, do te marre pjese ne kampionatin e Primaveres me shpresen se do te jete gati pas dy sezonesh me nje skuader B ne Serie C.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.