Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

960 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Asamoah pas ndeshjes se fundit eshte pare i trishtuar. Duket se lojtarit i mungon…

Sky – Asamoah pas ndeshjes se fundit eshte pare i trishtuar. Duket se lojtarit i mungon…
Inter Club Staff

Ai ka qene nje nga blerjet me te mira te Interit ne kete sezon dhe deri me tani ka qene nje lojtar qe ka shkelqyer gjithmone. 

Edhe pse erdhi pa shume buje dhe me parameter 0 nga Juventusi, ai ka ditur ti beje vend vetes ne formacionin zikalter por edhe te hyje menjehere ne zemrat e Interistav qe kane vleresuar karakterin e tij per te mos u dorezuar kurre.

Po flasim per Kwadwo Asamoah, mbrojtesin e ri te majte titullar te Interit qe eshte bere thelbesor per Spallettin dhe skemat e tij.

Kwadwo madje arriti te shenonte nje gol teper te bukur ne Genova ndaj Sampdorias te shtunen por ai u anullua nga VAR sepse vetem perpara disa pak sekondave, topi i D’Ambrosios kishte dale jashte vijave.

Pasi pa ti anullohej goli, sipas asaj qe thote Sky, Kwadwo ka qene teper i merzitur dhe kete gje ja ka treguar edhe miqve te tij sepse ne momentin e pare ai mendoi se shenoi gol pas shume vitesh.

Kjo sepse Asamoah qe nga marsi i 2014 nuk shenon nje gol ne Serie A dhe ndaj Sampit per nje cast ai mendoi se pritja mbaroi por VAR anulloi gjithcka.

Por kampionati eshte i gjate dhe me inkursionet e tij te shumta eshte e sigurt qe ai do te kete shume mundesi te tjera perpara portes.

Asamoah pritet ta nise edhe sot qe nga minuta e pare ne ndeshje ndaj Fiorentines qe do te luhet ne oren 21:00 ne Meazza.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.