825 views
SKY – Borriello tek Inter? Situata eshte kjo…
Corriere dello Sport ne numrin e sotem kishte shkruar me siguri se Marco Borriello eshte shume prane Interit, duke e arsyetuar kete me nje takim mes drejtuesve zikalter dhe verdhekuq diten e djeshme. Por nga SkySport24, ky lajm merkatoje ridimensionohet, dhe gazetari Mario Giunta thote: “Nga ajo qe na rezulton ne, Borriello eshte ne orbiten Inter, por gjithsesi nuk eshte aq afer sa thone disa organe shtypi. Deri tani nuk na rezulton ndonje interesim kaq i madh ne drejtim te tij. Nderkohe, nese duhet te flasim per dike qe po behet zikalter, ai eshte Diego Laxalt, i cili vjen sot ne Milano dhe agjenti i tij ka thene qarte se do te qendroje ne Milano.“