
Sky – Branca-Moratti, ja linjat per merkaton
Sky Sport zgjeron me teper te dhenat per takimin e merkatos te bere sot mes Morattit dhe Branca-s.
Sipas Matteo Barzaghit, takimi ka zgjatur 1 ore e 10 minuta dhe keto jane linjat e merkatos mbi te cilat eshte diskutuar:
- Ne fillim shitet dhe pastaj blihet, duke pare momentin e veshtire te kases zikalter.
- Jane te gjithe te shitshem perpara ofertave te parefuzueshme, pervec Mateo Kovacic.
- Te pakten nje perforcim per cdo repart.
Per sa i perket mesfushes, emri me i pelqyer eshte Radja Nainggolan, i ndjekur nga Fernando i Portos dhe Behrami i Napolit, por nuk mohoet mundesia per ndonje objektiv te fshehur.
Per sa i perket ceshtjes Erick Thohir dhe 100 milionet e tij per merkaton (keshtu flitet), Barzaghi nenvizon se si hyrja e tij ne shoqeri mund te lehtesoje merkaton dhe te beje te mundur arritjen e emrave te tjere, si per shembull Mauricio Isla.
E vetmja gje e sigurt eshte se Thohir do te hyje direkt me nje kuote shumice, por Moratti i cili eshte i lidhur me Interin edhe jashte ceshtjeve te biznesit e konsideron kete si nje zgjidhje te dhimbshme. Ndoshta kur ta ngreje perseri skuadren ne krye mund te mendoje per shitjen e nje pakete mazhorance.