Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 25, 2020

Scroll to top

Top

787 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Candreva jashte? Spalletti ka nje ide te re: mbrojtje me tre! Cancelo dhe Lisandro…

Sky – Candreva jashte? Spalletti ka nje ide te re: mbrojtje me tre! Cancelo dhe Lisandro…
Bujar Berishaj

Me Brozovic te skualifikuar dhe Vecino qe nuk ja ka dalur per t’u grumbulluar per arsye fizike, Interi do te paraqitet ne Bergamo me mesfushe te reduktuar.

Ne sulm, duket se flamurin e bardhe do e ngris edhe Antonio Candreva dhe ndeshja me Atalantan dukej e duhura per te pare Yann Karamoh nga minuta e pare pas disa minutave me Torinon ne ndeshjen e fundit.

Por, sic thote Sky Sport. Spalletti ka nje strategji ndryshe ne mendje dhe me ‘konservative’ per te perballur Atalantan. Tekniku nga Certaldo duket se po e vlereson seriozisht opsionin qe te avancoj Cancelon dhe Lisandro Lopez si titullar ne mbrojtje.

Kjo do te bente qe edhe D’Ambrosio, ashtu si portugezi, te avanconte me perpara. Pastaj, ne kete rast, Perisic dhe Rafinha do te ishin te lire per te levizur pas shpines se Mauro Icardit. Nje modul i ri te cilin nuk e kemi pare deri tani.

Dhe ne fakt ky modul nuk eshte dicka per t’u perjashtuar dhe mund ta shohim me te vertete neser ne fushe ne Bergamo duke pare edhe mungesat ne fushe por edhe veshtiresine per te pare Candrevan nga minuta e pare ne fushe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.