Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

339 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Dhimbje koke per Conten: Interi ndaj Napolit me dy mungesa te rendesishme!

Sky – Dhimbje koke per Conten: Interi ndaj Napolit me dy mungesa te rendesishme!
Inter Club Staff

Po afrohet me ritme te shpejta rikthimi ne fushe i Interit pas nje mungese me shume se dy mujore ne fushat e blerta.

Skuadra zikalter te shtunen duhet te permbyse nje rezultat 0-1 ne Meazza kunder Napolit sepse ne loje eshte finalja e Kupes se Italise.

Sipas Sky Sport, Antonio Conte duket se i ka idete e qarta per shumicen e formacionit dhe nuk pritet te kete shume ndryshime.

Por nje nga shqetesimet kryesore ka qene per teknikun gjendja e fizike e shume lojtareve qe nuk jane aspak ne formen e tyre me te mire.

Nderkohe qe kane shqetesuar jo pak lojtaret e mbrojtjes, ku Stefan De Vrij dhe Alessandro Bastoni gjithashtu kane pasur probleme fizike por ata pritet te jene prezent sepse duket se jane rekuperuar.

Sipas Sky Sport, alarmi i kuq per gjendjen e tyre ka rene dhe ata nuk jane me ne rrezik edhe pse duhet pasur kujdes me sforcimin.

Nderkohe, gjithmone sipas Sky, Interi do te kete dy mungesa te rendesishme dhe te sigurta ndaj Napolit.

I pari eshte Diego Godin, qe vazhdon te kete shqetesime fizike dhe nuk eshte aspak ne forme per te luajtur nje ndeshje ndersa bashke me te do te mungoje edhe Matias Vecino, edhe ky me probleme fizike.

Diego Godin eshte nje mungese qe do te peshoje me shume duke pare De Vrij dhe Bastoni kane pasur disa shqetesime gjithashtu dhe do te kishte qene nje zgjedhje e mire per Conten.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.