
Sky – Dodo dhe Ranocchia nuk jane mire. Ndoshta Donkor nga fillimi. Icardi…
Massimiliano Nebuloni per Sky Sport 24 ka treguar situaten ne shtepine Inter.
Mancini ne prag te ndeshjes me Sassuolon ka disa dyshime te cilat do i heqe vetem ne stervitjen e neserme, kur do te publikohet edhe lista e te grumbulluarve.
Interi eshte ne emergjence ne mbrojtje duke pare numrin e larte te demtimeve te cileve u bashkohen edhe Dodo dhe Ranocchia te cilet nuk jane ne gjendjen me te mire.
Medel do te rikthehet nga skualifikimi e duhet te luaje ndaj Sassuolos, me Guarin perkrah tij. Mancini duhet te mendoje edhe per ndeshjet e radhes dhe keshtu Icardi mund ta nise nga pankina.
Nderkohe mund te jete edhe debutimi i Donkor nga minuta e pare ndaj Sassuolos pas aktivizimit te tij ne minutat e fundit ne ndeshjen ndaj Torinos ne San Siro.