Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

547 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Drejt Lazio-Inter ka lajme jo te mira per Interin: Gagliardini dhe Miranda…

Sky – Drejt Lazio-Inter ka lajme jo te mira per Interin: Gagliardini dhe Miranda…
Inter Club Staff

Interit po i afrohet dite pas dite ndeshja me e rendesihme e sezonit.

Zikalterit te dielen ne darke do te luajne ne Olimpico sezonin e tyre ndaj Lazios ne oren 20:45.

Ne loje eshte nje bilete per edicionin e ardhshem te UEFA Champions League.

Interi pe ta arritur ate, i duhet me patjeter nje fitore, ndryshe nga Lazio qe ka luksin e dy rezultateve: romanet edhe me nje barazim ne fushen e tyre kualifikohen.

Ne te dyja kampet ka lojtare ne dyshim per shkak demtimi, ku Lazios i rrezikohen shume lojtare te mos jene.

Nga Immobile tek Luis Alberto, Parolo por edhe De Vrij pritet te mos luaje per shkak te parakontrates se tij me Interin.

Ndersa nga kampi zikalter nuk eshte se ka lajme te mira per sa i perket te demtuarve.

Sipas Sky Sport Italia, Roberto Gagliardini ka bere disa hapa prapa per sa i perket rekuperimit te tij.

Italiani e ka nisur stervitjen me shoket e skuadres, por pastaj ka kaluar perseri te stervitet individualisht.

Kjo gje i ul ndjeshem shanset e bergamaskut per te luajtur nga minuta e pare ne Olimpico.

Eshte pothuajse e pamundur qe Spalletti te rrezikoje Gagliardinin nese nuk eshte ne 100% te formes fizike.

Nderkohe, duket se eshte cdo gje ne rregull per Joao Miranda i cili do te rikthehet ne njembedhjeteshen titullare bashke me shokun e repartit, Milan Skriniar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.