Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,680 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Ekipi aktual i pamjaftueshem per Mazzarin. Pak besim tek Icardi dhe Belfodil. Ndersa Alverez…

Sky – Ekipi aktual i pamjaftueshem per Mazzarin. Pak besim tek Icardi dhe Belfodil. Ndersa Alverez…
Inter Club Staff

Ne te nesermen e humbjes kunder Real Mardid, per SkySport24 flet Massimiliano Nebuloni dhe ka bere analizen e ketij prag sezoni zikalter, te cilen e sjell ne shqip per ju inter.al:

PAMJAFTUESHMERIA – “Mazzarri ka nevojen te kerkoje sezben perforcime dhe ne ekip ka lojtare qe nuk jane fare adeguat me modulin e teknikut. Pereira, Kuzmanovic dhe Jonathan jane pare ne veshtiresi. Shoqeria duhet te forcoje krahet dhe mesfushen. Real Madrid eshte nje kategori tjeter, dhe tekniku do te kishte preferuar te mos bente nje turne te tille qe vlejne me shume nga ana ekonomike dhe e imazhit, sesa tek stervitja apo fiziku i ekipit. Ai do te kishte preferuar te pergatiste ekipin ne Pinetina.”

SULMI – “Belfodil dhe Icardi kane qene blerjet me te shtrenjta te sezonit veror, por pershtypja eshte se Mazzarri nuk beson deri ne fund tek ata por natyrisht nuk ka deshire qe ti djege. Titullaret per Mazzarrin jane Milito dhe Palacio.

FAZA MBROJTESE – “Pesohet shume dhe i jepet goxha fushe kundershtareve. Dhe shenohet vertete pak. Duhet nje linje me e forte dhe dinamike ne mesfushe, ne te cilen Nainggolan eshte obiektivi fillestar.”

ALVAREZ – “Eshte nje nga notat pozitive. Ai num mund te luaje si mesfushor i majte ne mesfushen me tre sepse nuk ka dinamizem. Tenton te mbaje topin dhe te dribloje, duhet te jete pak me shume konkret, dhe tekniku po punon shume me te, sepse nese ai do te behej me konkret do te ishte nje arme vdekjeprurese pas sulmuesve.

MAZZARRI – “Ka nje rruge me tatepjete perpara, me shume se nga mendohej, por do te shohim se si do te jete Interi ne fillimin e kampionatit, e mbi te gjitha ne fundin e merkatos, e ne kete moment po flitet per Taider dhe Wallace qe do te vije ne Milano gjate javes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.