
SKY – Emergjence ne sulm. Ne janar, Inter kthehet ne merkato per nje bomber
Interi eshte ne emergjence ne repartin e sulmit. Milito dhe Icardi, sipas SKY, mund te kthehen para Krishtlindjes: por per momentin, reparti eshte praktikisht i pergjysmuar dhe Mazzarri mund te shfrytezoje vetem Palacio, ne nje forme te shkelqyer, dhe Belfodil qe rifutet nga skualifikimi, por qe ne pjesen e pare te kampionatit nuk ja ka dale te tregoje veten, me perjashtim te ndeshjes me Torinon, ku i ka dhene nje asist Trenzes, dhe ka treguar cfare eshte ne gjendje te beje. Por edhe ai duhet te gjeje vazhdimesi. “Pastaj do te vije janari dhe kjo emergjence do e detyroje shoqerine te kthehet ne merkato per t’i dhene Mazzarrit nje bomber ne gjendje te mire fizike. Ndoshta dhurata e pare e epokes Thohir…” – tregon Nebuloni, gazetari i SKY prane zikalterve.