Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 7, 2019

Scroll to top

Top

1,684 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKY – Eto’o, Inter eshte ne pritje. Ndersa per Isla, Iturbe dhe Fernando…

SKY – Eto’o, Inter eshte ne pritje. Ndersa per Isla, Iturbe dhe Fernando…
Andi Prifti

Luca Marchetti, ekspert i merkatos tek Sky, ka qartesuar situaten e Samuel Eto’o, i cili kerkohet nga Interi dhe Chelsea. Ja fjalet e tij: “Pergjigja ‘te shohim’ e Morattit do te thote qe nenkupton takimin e sotem mes agjentit te kamerunasit, Vigorelli, me drejtuesit e Chelsea. Ky takim mund te jete permbylles. Raporti mes Kerimov dhe Abramovich eshte shume i mire, ashtu siç bindi dhe çeshtja Willian. Eto’o dhe Mourinho flasin me njeri-tjetrin çdo dite dhe portugezi i ka premtuar rinovimin ne sezonin tjeter per ta bindur ate. Zikaltrit jane ende ne gare. gati per te ofruar nje kontrate dy-vjeçare me shifra me te uleta, rreth 4,5 milione. Per kete duhet nje zgjdhje zemre e lojtarit per tu kthyer ne Milano.”

Duhet vleresuar dhe fakti qe zikaltrit kane shpenzuar shume ne sulm per Icardi dhe Belfodil: “Kamerunasi nuk eshte nje domosdoshmeri. Interi ka investuar 20 milione euro per ata dy te rinj dhe nuk duhet te behet me patjeter i njejti shpenzim per Eto’o.”

E veshtire edhe pista qe shpie tek Mauricio Isla. Sipas Alessandro Sugoni te Sky: “Duket nje situata e ngrire. E ndalur. Ne ditet e fundit nuk ka patur asnje zhvillim ose kontakt per sa i perket ceshtjes. Do te shohim cfare do te ndodhe ne ditet e ardhshme, por duket shume e veshtire qe mund te levize dicka.”

Ne fund, dicka per Iturbe dhe Fernando te Portos: “Iturbe eshte nje mundesi merkatoje dhe Interi po mendohet. Po vlereson rastin, por ka disa aspekte qe frenojne tratativen. Se pari eshte shume i ri ne nje rol delikat dhe se dyti, eshte jashte-komunitar. Ndersa mbi Fernando nuk ka asgje konkrete, pavaresisht se vizita ne Milano e djalit te presidentit te Portos ka bere te mendohet se mund te ndodhte dicka.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.