Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

261 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Federata ka vendosur: ja cfare ndodh me Serie A nese pezullohet kampionati

Sky – Federata ka vendosur: ja cfare ndodh me Serie A nese pezullohet kampionati
Inter Club Staff

Sipas asaj qe tregon Sky Sport, pas perfundimit te takimit ndermjet Ligave te ndryshme dhe FIGC, ata kane perzgjedhur nje rruge te perbashket per te ndjekur ne rast te pezullimit te kampionatit. 

Kjo linje zyrtare qe do te ndiqet eshte vendosur nga AIC (shoqata e lojtareve), AIAC (shoqata e tranjereve), AIA (shoqata e arbitrave) dhe Federata e Futbollit te Italise.

Keshtu, Federata ka informuar ne rruge zyrtare se te gjitha Ligat e Futbollit ne Itali dhe shoqatat kane vendosur se cfare do te behet ne rast se do te rifilloje ose do te anullohet kampionati.

Sipas Federates Italiane, ne rast se anullohet kampionati dhe nuk do te luhet me per kete sezon, do te ndodhe pak a shume ajo qe ndodhi edhe ne Hollande.

Keshtu, do te ngrihet klasifikimi aktual dhe skuadrat qe jane te parat do te shkojne respektivisht sipas klasifikimit ne Champions League dhe Europa League si dhe do te respektohen edhe reniet nga kategoria duke respektuar keshtu nje Serie A me 20 skuadra.

Largohet hipoteza se mund te kemi nje Serie A me 22 skuadra. Federata nderkohe ka shprehur dakordesine e saj qe te shtyhet edhe me larg se 2 gushti kampionati aktual nese do te jete nevoja.

Por per kete do te duhet edhe dakordesia e UEFA-s e cila ka fjalen finale duke qene se ne daten 3 gusht ajo deshiron emrat e skuadrave qe do te luajne ne Europe (Champions dhe Europa League).

Nderkohe, pasiguri ka tek fakti nese Serie A nuk do te rifilloje: a do te kete nje fitues ne tavoline apo jo?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.