SKY – Formacioni i mundshem i Interit…
Mungojne me pak se 24 ore deri ne fillimin e Udinese-Inter, ndeshje e vlefshme per javen e 33 te kampionatit te Serie A. Nje rast i shkelqyer per lojtaret e Mancinit per te shkuruar akoma diferencen me Fiorentinan dhe Sampdorian dhe per te mbajtur gjalle objektivin Europa League. Nevojiten tre pike kunder Udinese se Andrea Stramaccioni, qe vjen nga nje fitore kunder Milanit.
Zgjedhje pothuajse te obliguara ato te teknikut nga Iesi, te pakten ne mbrojtje duke pare skualifikimet e Ranocchia dhe Juan Jesus. Keshtu, perkrah Vidic sipas SkySport24 do te jete Felipe, me D’Ambrosio dhe Santon ne krah. Medel nuk do te jete ne mbrojtje mirepo ne mediano, duke paguar gjatesine e tij. Se bashku me kilienin do te jene Guarin dhe Kovacic. Kroati do te zevendesoj Brozovic, ne nje renie te formes pas nje fillimi mbreslenes me fanellen zikalter. Gjithcka e konfirmuar ne sulm, Hernanes prapa dyshes Palacio dhe Icardi. Ky eshte formacioni i hipotezuar ngs Sky Sport 24:
INTER (4-3-1-2): 1 Handanovic; 33 D’Ambrosio, 15 Vidic, 26 Felipe, 21 Santon; 13 Guarin (C), 18 Medel, 10 Kovacic; 88 Hernanes; 9 Icardi, 8 Palacio.