Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 30, 2022

Scroll to top

Top

1,166 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKY, Gazzetta: Branca, perfundon aventura me Interin. Te gjithe ne gjykim.

SKY, Gazzetta: Branca, perfundon aventura me Interin. Te gjithe ne gjykim.
Xhorxh Gellci

Marco Branca nuk ben me pjese ne projektin Inter. Kete thote Sky Sport, sipas te cilit, drejtori i zones teknike zikalter po trajton zgjidhjen e kontrates me shoqerine.

Vendi i Branca nuk do te merret nga askush, prandaj nuk do “shperdorohet” Walter Sabatini i Romes. Per merkaton do te vazhdoje te mendoje Piero Ausilio, ndersa roli i drejtorit te zones teknike nuk do te ekzistoje me, te pakten per momentin.

Sipas Gazzetta dello Sport, nje gje eshte e sigurt: qe ketu deri ne qershor do te jene 4 muaj te rendesishem per te gjithe drejtuesit e Interit. Thohir, edhe pse larg, do te jete ne kontakt te vazhdueshem me te gjithe ne shoqeri, nga ana sportive, tek ajo komerciale, financiare dhe e komunikimit. Objektivi eshte te riorganizohet klubi nga koka ne kembe, prandaj te gjithe jane ne provim dhe ne fund te vitit do dalin rezultatet.

Mes te gjitheve, ‘viktima’ e pare eshte Marco Branca, i cili prej nje jave ka dale nga skena dhe duket se aventura e tij me Interin ka perfunduar pas 10 vitesh. Njerezit e Thohir po punojne per shumen e parave qe do te marre Branca per te zgjidhur kontraten. Ndersa nuk mendohet te jete ne diskutim roli i drejtorit sportiv te tanishem, Piero Ausilio.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.