Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,671 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKY – Guarin, akoma asnje oferte. Tre emra kryesore per merkaton interiste, por…

SKY – Guarin, akoma asnje oferte. Tre emra kryesore per merkaton interiste, por…
Xhorxh Gellci

Sot ka filluar merkato. Edhe pse ka qene ne qender te zerave te merkatos interiste, Guarin nuk ka marre akoma asnje oferte zyrtare. Ne Sky Sport 24, Luca Marchetti shpjegon: “Merkatoja e Interit kete faze duhet te vete-financohet, prandaj dikush duhet te largohet. Mendojme qe kolumbiani eshte akoma mundesia me e mire per Chelsean, per shkak te karakteristikave te tij. Eshte pikerisht ai, lojtari qe i sherben Mourinhos. Nese largohet Guarin, do te vijne nje lojtar krahu, nje mesfushor dhe nje sulmues. Varet shume edhe nga kushtet e Milito dhe Icardi. Megjithate merkatoja e Interit mund te zhbllokohet edhe me huazime ne hyrje.”

Nderkohe per listen hyrese, sipas SKY, jane tre emrat kryesore: Lavezzi, Lamela dhe Mata. Luca Marchetti ka shpjeguar cili prej te treve ka me shume mundesi te veshe fanellen zilatter. Sipas tij, Lamela eshte emri me konkret per te ardhur ne Appiano Gentile: “Pocho Lavezzi ka deklaruar qe deshiron te qendroje ne PSG, dhe ne Itali ka nje pakt moral me Napoli, do e menjanonte vetem nese klubi i Napolit do refuzonte ta merrte. Mata, sipas Mourinhos, qendron tek Chelsea.” – ka perfunduar eksperti i merkatos.

Ndersa Nainggolan eshte me afer me Milanin dhe Romen sesa me Interin, edhe pse nuk perjashtohet nje rikthim i vrullshem i Inter ose Juventus. Per momentin, drejtuesit zikalter nuk kane bere asnje levizje sepse presin te shohin cfare do te beje Chelsea per Guarin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.