
Sky – Guarin, asgje nuk eshte e sigurte. Ne rast largimi, ja kush mund te vije ne vend te tij…
Andrea Paventi, gazetari i Sky qe eshte afer ceshtjeve te Interit, ka folur per nje largim te mundeshem te Fredy Guarin, dhe per oferten prej njezet milion eurosh te Tottenham per kartinin e tij e cila u refuzua menjehere:
“Guarin nuk eshte nje lojtar i pashitshem dhe kjo gje eshte kuptuar nga fjalet e Morattit. Tottenham ka bere nje oferte prej 20 milion eurosh e cila eshte refuzuar direkt, por ndjesia eshte se Tottenham do te beje nje oferte tjeter prej 25 milion eurosh per te, dhe qendrimi i tij nuk eshtei sigurte. Me ato para Interi mund te merte Paulinhon ose Naingoolan, dhe do te mbetej pak fond edhe per lojtaret e krahut. Me sakte ceshtja Basta do te mbyllej nje here e pergjithmone.”
I pyetur per nje largim te mundshem te Guarin, i cili ka bere nje sezon pozitiv ai pergjigjet: “Guarin e ka treguar qe ka potencial te madh, por nuk eshte ideal per lojen e Mazzarrit. Me ardhjen e Paulinhos apo Nainggolan nuk ndryshon gje ne nivel ekonomik, por ben diferencen ne nivel teknik dhe ne lojen e tranjerit te ri.”