Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,309 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky- Guarin, Ranocchia dhe objektivat: lajmet e fundit…

Sky- Guarin, Ranocchia dhe objektivat: lajmet e fundit…
Donald Elmazi

Gjate trasmetimit te lajmeve tek SkySport24, eksperti i merkatos Luca Marchetti ka bere nje permbledhje mbi merkaton e Interit, duke marre parasysh te gjithe lojtaret qe permenden rreth klubit zikalter.

Ja fjalet e gazetarit: “Guarin nuk i intereson me Chelseat, keshtu qe do veprohet ne kete menyre: rezultatet nuk vijne, duhen shpenzime per tu permiresuar, qe aktualisht nuk jane. Duhet krijuar nje kapital me shitjet, duke percaktuar pikat e forta te skuadres. Interi i vitit tjeter nuk do te fitoje menjehere, sepse konkurrentet e tjere jane perpara, projektet e tyre kane nisur me pare. Te kthehemi te kolumbiani, nuk ka ardhur asnjehere nje oferte zyrtare per te dhe vete Mourinho e ka pranuar qe ish-Porto nuk i intereson. Ranocchia ne fakt, pelqehet nga Borussia Dortmund dhe kjo eshte nje gje e sigurte, per shkak te demtimeve ne repartin e prapavijes te Klopp. Gjithsesi eshte mire ta specifikojme, asnje oferte zyrtare nuk ka per lojtarin tani per tani, i cili kushton 10-12 milion. Jemi akoma ne hapat e para te informacioneve”.

West Ham-Belfodil, gazetari vazhdon: “Lojtari kerkon te shkoje ne Premier League, por mungon leja e Parmes, qe kerkon te fitoje perpara se ta lejoje te largohet. E drejta e blerjes e klubit anglez nuk kenaq klubin e Ghirardit. Edhe Sassuolo eshte e interesuar”.

Lamela: “Tekniku i Tottenham ka qene i qarte: tani per tani nuk leviz. Inevestimi ka qene i rendesishem por nuk eshte integruar, por borxhi mund te jete nje zgjidhje e mundshme. Kete mundesi deri ne fund te merkatos nuk e perjashtojme”.

Jovetic dhe Osvaldo: “Ka patur kontakte, por Interi ka gjetur ‘deren e mbyllur’ per Jo-jo. Ish-Roma, ne fakt nuk do te vije, as edhe borxh”.

Borriello: “Ka nje rroge te larte, por mund te largohet pa asnje shpenzim ekonomik nga ana e Interit dhe Fiorentines, te dyja shoqerite jane mbi lojtarin”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.