901 views
Sky – Handanovic nuk do te largohet. Kuzmanovic dhe Nainggolan …
Ne kete moment e gjithe vemendja e merkatos zikalter eshte perqendruar tek Isla dhe eshte harruar pak se perveç nje lojtari anesor, Mazzarri po kerkon dhe nje mesfushor te nje niveli te caktuar. Mario Giunta ka shpjeguar per SkySport24 qe per tani nuk ka te reja mbi Nainggolan, i cili eshte gjithmone ne listen qe mbajne ne dore Branca dhe Ausilio. Ne mesfushe duket se eshte i destinuar te largohet Kuzmanovic. Nga ana tjeter, Handanovic nuk deshiron te largohet. Kjo konfirmohet dhe me refuzimin e ofertes qe paraqiti Barcelona. Gjate miqesores se djeshme, portieri slloven u tregoi te gjitheve se sa i rendesishem eshte me ate super pritje qe beri ne minutat e para te lojes.