Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,360 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Icardi, eshte ai njeriu kopertine me tripleten e fundit. Pioli nuk ndryshon, por provon…

Sky – Icardi, eshte ai njeriu kopertine me tripleten e fundit. Pioli nuk ndryshon, por provon…
Inter Club Staff

Mauro Icardi, eshte njeriu plus i ketij Interi.

Konfirmimi i Silvia Vallinit dje ne darke nga Appiano Gentile, ka treguar diten e djeshme te zikalterve duke u ndalur tek rritja e madhe qe ka pesuar kapiteni zikalter: “Ne kete moment Icardi eshte protagonisti absolut ne mes te shumteve qe po shkelqejne. Skuadra po shkelqen ne cdo repart. Mbi te gjitha, te dielen ndaj Atalantes me ate 7-1 sensacional, Icardi eshte ai qe perfaqeson njeriun kopertine sepse ishte ai me tre golat e tij qe hapen rrugen e goleades per Interin. Ai fitoi goditjen e denimit nga ku erdhi goli i pare, me pas fitoi penalltine qe te cilen e shenoi po vete. E ishte Maurito ai qe shenoi golin e 3-0 pas nje shkeputje mjaft te bukur nga mbrojtesat kundershtare dhe e futi topin ne rrjete me koke: Ne total, 3 gola, e te tre te shenuar ne menyre te ndryshme: me kemben e majte, te djathte dhe me koke. Prandaj Icardi ishte protagonisit absolut i 7-1 ndaj Atalantes. Argjentinasi ka pesuar nje transformim total duke u bere me agresiv, i ftohte perpara porte dhe shume me i shpejte se me pare. Prandaj tripleta e tij ishte me e rendesishme se ajo e Banega dhe goli i Gagliardinit. Ishte nje triplete qe dergoi skuadren drejt nje golede dhe nje prove karakteri e kualiteti. Argjentinasi shenoi 22 gola ne 2014/15, nderas sot me 26 prezenca ka shenuar tashme 20 gola e ka dhene 9 assist, nje tregues i qarte se sa shume eshte rritur ai ne nivel sjelljeje dhe nga ana fizike: shume me i fuqishem dhe i shpejte. Eshte kthyer ne nje lojtar qe ben me te vertete diferencen, i kompletuar e ne zone eshte kthyer ne nje perbindesh per mbrojtjet kundershtare.

Per Piolin eshte teper e veshtire te nderroje nje formacion qe ne 2 ndeshje ka shenuar 12 gola e ka pesuar vetem 2: por ai ka bere disa prova me Joao Mario ne vendin e Banega, edhe pse eshte e veshtire qe te hiqet dore nga argjentinasi ne kete moment duke pare formen e jashtezakonshme qe po kalon. Edhe Eder eshte provuar ne vendin e Perisic, por edhe kjo ka pak gjase te ndodhe ne Torino. Ne mesfushe nderkohe eshte provuar Brozovic ne vendin e Gagliardinit por te hiqet dore nga Kondogbia nuk eshte e thjeshte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.