Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

230 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter, Conte ka tre ‘probleme’ te medha perpara nisjes se Serie A: ja per cfare behet fjale!

Sky – Inter, Conte ka tre ‘probleme’ te medha perpara nisjes se Serie A: ja per cfare behet fjale!
Inter Club Staff

Eshte java e rinisjes se madhe. E gjithcka nis me sfiden kunder Napolit, e vlefshme per gjysmefinalen e kthimit ne Kupen e Italise.

Conte dhe te tijet duhet qe te permbysin nje humbje te pesuar ne San Siro me rezultatin 0-1.

Skuadra eshte stervitur keto dite ne Pinetina. Keshtu, ne qendren sportive ne Appiano Gentile kane qene prezent edhe drejtuesit zikalter si Marotta, Ausilio por edhe Zanetti.

Nderkohe, tekniku zikalter ka tre ‘nyje’ apo ‘probleme’ per te zgjidhur perpara se te rinise gjithcka.

MBROJTJA – Mbi te gjitha, ai duhet te zgjedhe njerezit per mbrojtjen. Jo te gjithe jane ne gjendjen e tyre me te mire.

Disa veshtiresi fizike te rendesishme per Diego Godin dhe te gjithe jane gati per te zene vendin e tij. Ranocchia dhe D’Ambrosio mund te kthehen ne fushen e lojes qe nga minuta e pare keshtu per te zevendesuar ate.

Nderkohe, Skriniar do te jete nje piker referimi dhe Bastoni ka pasur disa shqetesime te vogla gjithashtu.

NE MESFUSHE – “Tekniku duhet te vendose se ke duhet te zgjedhe ndermjet Stefano Sensit dhe Christian Eriksen.”

“Te dy ata kane qene shume mire dhe ne baze te lojtarit te perzgjedhur ai me pas do te zgjedhe te luaje me 3-5-2 apo me 3-4-1-2.”

“Po punohet mbi dy sisteme loje keshtu. Do te jete nje prove impenjative ajo e San Paolos qe vjen menjehere pas me shume se dy muajve pushim.”

ZEVENDESIMET – “Pika e fundit por eshte nje pike per tu mbajtur ne konsiderate. Sapo te fillojne ndeshjet, do te jene pese lojtaret qe do mund te zevendesohen.”

“Deri me tani Interi ka regjistruar vetem nje gol nga zevendesuesit: ate te Bastonit.”

“Conte keshtu mund te besoje ne mbeshtetjen e te gjitheve, duke pare distancen me Juventusin dhe Lazion.”

“Me Eriksen dhe Sensi do te kete gjithmone nje zgjedhje te dyfishte ne mesfushe. Sanchez nderkohe, pret qe te zgjidhet edhe ceshtja e huazimit me Manchester.”

“Duhet te arrihet nje marreveshje me Manchester United qe te zgjatet huazimi (e shpjeguam nje artikull me pare).”

“Ai do te ndihmoje nga stoli Lautaro dhe Lukaku sa here te jete nevoja sepse ndeshjet jane teper te shpeshta nga ketu deri ne gusht. Per te qene te sakte: nje here ne tre dite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.