Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 11, 2019

Scroll to top

Top

289 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter-Darmian, huazimi me te drejte blerje eshte i mundshem: ja pse!

Sky – Inter-Darmian, huazimi me te drejte blerje eshte i mundshem: ja pse!
Bujar Berishaj

Mbrojtesi italian, Matteo Darmian ne pronesine e Manchester United eshte nje lojtar qe i intereson Interit per krahun e djathte te mbrojtjes.

Ai konsiderohet si nje alternative per mbrojtjen e Spallettit me Sime Vrsaljkon dhe Alessandro Florenzin qe jane me perpara ne listen e preferencave te njerezve te merkatos zikalter.

Dite me pare u raportua qe, si per Darmian ashtu edhe per Florenzin, nje huazim me te drejte blerje nuk eshte i mundshem sepse te dy lojtaret ne fjale jane ne skadence kontrate ne qershorin e 2019 me klubet e tyre perkatese.

Por, sic raporton tani redaksia e Sky Sport, klubi anglez Manchester United mund te aktivizoj nje opsion qe eshte prezent ne kontraten e mbrojtesit.

Ky opsion parasheh qe, kur Red Devils te duan, mund te fusin ne fuqi opsionin per te rinovuar kontraten qe skadon ne qershor te 2019 edhe per nje vit tjeter.

Keshtu ky opsion hap dyert per nje shitje me ndryshe nga ajo me titull perfundimtar, ne kete rast nje huazim me te drejte blerje, me zikalterit qe per momentin ne merkato mund te operojne vetem me kete formule.

Matteo Darmian u transferua te Manchester United nga Torino por asnjehere nuk ka bindur plotesisht ne Angli dhe jave me pare ka deklaruar se do t’i pelqente te kthehej ne Itali.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.