Sky – Inter ferkon duart, Flamengo ka bere gati milionat per Gabigol: ja shifrat e ofertes dhe detajet
Me sa duket ne shtepine zikalter po punohet shume me merkaton hyrese por edhe ate dalese ne ditet e fundit te saj.
Ne kete moment pritet nga momenti ne moment qe te vije ne milano i pari Biraghi dhe me pas Alexis Sanchez.
Te dy ata do te jene blerjet e radhes se Interit dhe do i bashkohen skuadres se Contes dhe me shume mundesi do te jene ne pankine edhe ndaj Cagliarit.
Por ne klubin zikalter dicka po leviz edhe tek shitjet ku me shume po merret Ausilio i cili po tenton qe te sistemoje te gjithe lojtaret qe jane jashte projektit zikalter.
Sipas asaj qe tregon Sky Sport, diten e djeshme vone ka qene ne seline e Interit agjenti i Gabigol per te diskutuar per te ardhmen e tij.
Sipas burimeve te Sky Sport, ne ditet e ardhshme klubi brazilian i Flamengos do te paraqitet ne zyrat e Interit per te tentuar ta bleje ate per shifren e 18 milione eurove.
Kjo eshte oferta qe ata do te vene ne tavolinen e Interit por gjithashtu ata do te ofrojne qe Interi te kete nje % te larte per shitjen e tij ne te ardhmen.
Keshtu pas shitjes se Joao Mario ne Moske, Rusi, tashme mund te jete radha e Gabriel Barbosa per tu larguar nga Interi.