Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,593 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter, ja nga do te ‘mbije’ thesari kete merkato! Pese lojtare ne shitje…

Sky – Inter, ja nga do te ‘mbije’ thesari kete merkato! Pese lojtare ne shitje…
Inter Club Staff

Interi eshte ne mes te tratativave te merkatos qe kane per qellim perforcimin e mesfushes se Mazzarrit.

Pak e nga pak po vjen OK per M’Vila (te merkuren do te jete dita me e rendesishme) dhe gjithashtu po mendohet per Mbia: I pari eshte nje operacion pothuajse i perfunduar, ndersa per te dytin problemi kryesor eshte rroga e lojtarit qe aktualisht mer rreth 3 milion euro ne sezon.

Por ne kete moment duhet menduar edhe per shitjet. Zikalterit – sipas asaj qe shpjegojne tek Sky – duhet te grumbullojne disa para perpara se te shpenzojne. Nese do te marim cmimet sipas Transfermarkt, ato jane goxha te larta, por dihet qe cmimi qe paguhet ne merkato ndonje here eshte me i larte e ndonje here me i ulet (per ceshtje kerkese-oferte): E veshtire qe te arrihet te shitet Campagnaro per 4 milion euro pershembull – shpjegon Sugoni nga Sky. Taider mund te perfundoje ne tratativen per te sjelle Francezin tek Interi nga Rubin, e ne ate rast cmimi do te ishte 9 milion euro dhe huazimi falas. Per Guarin drejtuesit zikalter kerkojne 15-18 milion euro. Ndersa per Alvarez kerkohen diku tek 16 milion euro.

Por lojtaret me te kerkuar nga skuadrat e medha tek skuadra Interit jane dy: Kovacic dhe Icardi, te cilet Thohir i konsideron te pashitshem e nuk deshiron te perserise te njejtat gabime si ne vitet e kaluara me Pirlo, Roberto Carlos, Coutinho apo edhe Destro e Santon.

Ja dhe foto e postuar nga SkySport per lojtaret qe jane ne shitje dhe vlera e tyre ne merkato sipas Transfermarkt.de:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags