Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter, ka edhe lajme te mira nga rinovimi i Lautaros: ja rroga e tij e re dhe te gjitha shifrat

Sky – Inter, ka edhe lajme te mira nga rinovimi i Lautaros: ja rroga e tij e re dhe te gjitha shifrat
Inter Club Staff

Ashtu si ju kemi treguar edhe me pare, sot pritej nje takim i Interit me agjentin e lojtarit. 

Gjithcka ka ndodhur sipas planit, dhe vetem pak me pare eshte mbyllur takimi qe ka zgjatur dy ore ne seline e Interit ndermjet Beto Yaque, agjenti i Lautaro Martinez si dhe drejtuesit e Interit.

Sipas asaj qe ka lajmeruar ne keto minuta gianlucadimarzio.com dhe qe eshte lexuar ne edicionin informativ te Sky Sport, ndryshe nga sa ka deklaruar prokuratori i lojtarit, palet duket se kane diskutuar edhe per zgjatjen e kontrates por edhe nje rritje te rroges qe ai merr aktualisht tek Interi.

Laurtaro Martinez perfiton tek zikalterit rreth 1,5 milione euro ne sezon bashke me bonuset e ndryshme.

Shifrat e kontrates do te ndryshojne keshtu krejtesisht dhe po ashtu edhe vitet e saj sepse ideja e Interit eshte kjo.

Marotta dhe Ausilio po punojne qe ta zgjasin kontraten deri ne vitin 2024. Gjithesesi nuk ka asnje nxitim, sepse palet do te vazhdojne bashke dhe po punojne per kete.

Koha deri sa te arrihet nje marreveshje, mund te jete pak e gjate dhe fajin per kete do ta kete ekzistenca e klauzoles prej 111 milione eurosh.

Interi kerkon qe ta heqe fare ose ta coje diku tek 200 milione euro ndersa agjenti nuk deshiron qe ta heqe ose maksimumi te rritet deri ne 150 milione euro.

Nderkohe, rroga e tij e re mund te vertitet diku tek 2,5 milione euro dhe jo me shume. Mund te mendohet ndoshta nje rroge qe do te jete fikse 2 milione euro me 500 mije qe do te jene bonuse ne varesi te arritjes se skuadres dhe individuale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.