Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 8, 2020

Scroll to top

Top

809 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter, kjo eshte panorama e plote e shitjeve: ja se si do te kapen 45 milionet per UEFA-n

Sky – Inter, kjo eshte panorama e plote e shitjeve: ja se si do te kapen 45 milionet per UEFA-n
Inter Club Staff

Interi eshte shume afer kapjes se objektivit te saj per te hyre perseri ne parametrate e Fair Play Financiar.

Rekuperimi i 45 milioneve plusvalenca brenda 30 qershorit duket me afer se kurre.

Drejtuesit e Interit po punojne ne te gjitha frontet per te arritur kete gje: qe tek rinovimet ne shtepi, shitjet e lojtareve te rinj me te drejte riblerje, negociata me skuadra jashte Italise dhe brenda saj.

Pikerisht per kete gje ka folur pak minuta me pare Sky Sport ne materialin e saj special per zikalterit.

Ja cfare ka thene ne kroniken e dedikuar Interit Sky Sport Italia:

“Interi eshte me te vertete shume afer kapjes se objektivit: rekuperimi i 45 milione eurove plusvalence per tu rekuperuar brenda te shtunes se 30 qershorit per te respektuar paletat e Fair Play Financiar te UEFA-s duket me i kapshem se kurre.”

“Sipas burimeve afer Interit, puna e drejtuesve po vazhdon me ritme te larta dhe ndjesia e pare eshte se zikalterit do ja dalin qe te kapin shifren e caktuar per te mos u denuar nga UEFA.”

“Me pas do te filloje nje merkato komplet tjeter per Interin me blerje dhe emra te rendesishem.”

Nderkohe Sky ka treguar ne transmetim LIVE edhe kete foto ku tregon te gjithe emrat qe po largohen nga zikalterit apo qe jane larguar dhe qe kane sjelle ne klub plusvalence:

Schermata 2018-06-20 alle 12.28.39

Deri me tani eshte shitur Kondogbia dhe ka shume operacione te tjera te hapura drejt mbylljes.

Ato jane Valietti dhe Radu tek Genoa, Merola dhe Zappa tek Sassuolo, Bettella tek Atalanta, Nagatomo tek Galatasaray dhe Puscas tek Leganes ne Spanje.

Priten ende me shume te reja ne oret ne vazhdim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.