Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,733 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKY – Inter-Lecce, Conte ka vendosur: ja formacioni i zikalterve qe nga minuta e pare

SKY – Inter-Lecce, Conte ka vendosur: ja formacioni i zikalterve qe nga minuta e pare
Inter Club Staff

Tashme jemi vetem nje hap larg ndeshjes se pare te Interin per sezonin e ri ne Serie A dhe zikalterit do ta luajne ndeshjen e tyre te pare diten e hene. 

Skuadra e Antonio Contes do te perballet me Leccen dhe me sa duket, tekniku zikalter e ka ndare mendjen per formacionin e pare te Interit per kete sezon.

Gjithcka eshte vendosur ne stervitjen e djeshme ne San Siro, ku u provuan edhe skemat e fundit perpara se gjithcka te rinise.

Sipas asaj qe tregon Sky Sport ne keto minuta, do te jete nje 3-5-2 formacioni i pare (dicka e pritshme) edhe pse nuk kishte shume dyshime mbi kete.

Diten e hene jashte do te jete vetem Diego Godin, ndersa Vecino duket se ka fituar jo pak terren ndaj shokeve te skuadres qe luftonin per nej vend titullari, por sipas Sky ne kete moment ka me shume mundesi qe te luaje Barella ne ate pozicion perpara tij.

Edhe ne sulm nuk pritet te kete surpriza, sepse Conte ka vendosur qe gjithcka ta nise me nje dyshe Lukaku – Lautaro Martinez.

Por le te rikthehemi tek formacioni i mundshem. Sipas Sky Sport, Interi do te luaje keshtu neser:

FORMACIONI (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Sensi, Asamoah; Lukaku, Lautaro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.