Sky – Inter, marreveshje me Fiorentinen per Nainggolan. Dje ka ndodhur zhvillimi me i madh: ja detajet
Radja Nainggolan po afrohet gjithmone e me shume me Fiorentinen.
Sipas asaj qe referon Sky Sport, ne fakt, pas kontakteve te oreve te fundit duket se eshte arritur nje marreveshje ndermjet Interit dhe Fiorentines per huazimin e lojtarit dhe rrogen e tij.
Por ka edhe me shume: dje drejtori sportiv i violave, Prade, ka takuar prokuratorin e belgut Beltrami ne nje takim ku eshte folur per disponibilitetin e Nainggolan.
Ka qene kjo nyja me e veshtire per tu zgjidhur ne kete tratative. Belgu duhet te thoshte po per kete transferim dhe dakordesia e tij ka ardhur e tani po tentohet qe te mbyllet operacioni.
Per momentin thuhet se Fiorentina duhet e zgjidhi edhe ceshtjen e rroges e se si do te paguaje ate e me pas do te tentohet te mbyllet sa me shpejt.
Nainggolan perfiton 4,5 milione euro, rroge qe Fiorentina po tenton ta mbuloje vete te gjithen.
Ish-lojtari i Romes ka tentuar qe ta binde me cdo kusht Antonio Conten qe ti jape nje shans por pozicioni i klubit ka qene gjithmone e qarte ne kete sens: si ai por edhe Icardi jane totalisht jashte projektit te 2019-2020.
Interi nderkohe pritet te mos marre asnje pagese nga Fiorentina per huazimin e lojtarit por do te kurseje vetem rrogen e tij.