Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

710 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter-Modric: ja nga cfare varet! Agjentet jane akoma ne Milano kurse te dielen…

Sky – Inter-Modric: ja nga cfare varet! Agjentet jane akoma ne Milano kurse te dielen…
Bujar Berishaj

Jane dite pritje per Interin ne prag te takimit qe Modric do te kete me Florentino Perez.

Keto jane fjalet qe lexohet ne sajtin e ekspertit te merkatos se Sky, Gianluca di Marzio qe ne artikullin e tij jep detaje rreth ceshtjes se kroatit.

Ne fakt nga e diela (kur Modric do te jete ne Madrid pas pushimeve ne Sardenja) e tutje, cdo dite mund te jete e duhura per takimin ne kater sy me presidentin e Real Madrid.

Vlado Lemic (agjenti i lojtarit) dhe Giuseppe Riso (ndermjetesues ne tratative), qe kane ndihmuar ne mbylljen e operacionit Vrsaljko, jane akoma ne Milano. Ata jane duke mbajtur kontaktet mes zikalterve dhe mesfushorit kroat

Dhe gjithcka vazhdon te sillet rreth takimit me presidentin Florentino Perez, me Modric qe nese do te konfirmoj deshiren per te ndryshuar fanelle dhe per te provuar nje eksperience te re, pastaj duhet pritur reagimi i numrit nje te Real Madrid.

Sot gjate dites, Perez ne Spanje ka bere te ditur se kush deshiron Modric duhet te paguaj 750 milione euro.

Por raporti mes Modric dhe Perez eshte shume i mire sa qe mund te behet edhe nje gentelman agreement mes te dyve per te favorizuar nje largim te kroatit nese ky i fundit e kerkon shitjen.

Dhe eshte ky aspekti nete cilin shpreson dhe nga kjo do te varet gjithcka. Dhe nuk mbetet tjeter vecse te pritet ky takim i famshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.