Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,119 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter, ne sulm nje emer surprize nga Bundesliga: ja me ke eshte takuar sot Piero Ausilio

Sky – Inter, ne sulm nje emer surprize nga Bundesliga: ja me ke eshte takuar sot Piero Ausilio
Inter Club Staff

Interi vazhdon qe te jete shume aktive ne merkato ditet e fundit edhe pse blerjet tashme ne kampin zikalter jane kater deri me tani. 

Nderkohe qe zikalterit po vazhdojne te negociojne per Romelu Lukaku, drejtuesit zikalter po tregohen mjaft vigjilente edhe per emra te tjere ne sulm.

Sipas asaj qe ka treguar Sky Sport  vetem pak minita me pare, ne diten e sotme, drejtori sportiv zikalter, Piero Ausilio, duket se ka pasur nje takim me Fali Ramadani, agjentin e nje nga lojtareve qe ka bere paraqitje shume te mira ne Bundesliga dhe Europa League.

Behet fjale per lojtarin e Eintracht Frankfurt, kroatin Ante Rebic, shokun e kombetares se Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic.

Sulmuesi i Eintracht mund te jete nje alternative ne kete merkato per Interin dhe duket se vezhguesit e Interit kane kohe qe e ndjekin ate nga afer.

Jo me kot sot takimi ndermjet Ausilios dhe Fali Ramadanit (agjenti i tij) ka qene teper i gjate.

Me shume do te mesohet ne ditet ne vazhdim, por ndoshta shume do te vendose edhe perfundimi i telenoveles Romelu Lukaku.

Nderkohe Rebic nga ana e tij, nje kalim ne Milanon zikalter do e priste me krahe hapur duke qene se Interi tashme eshte nje skuader e konsoliduar, ka nje tranjer si Conte por ai do te gjente aty edhe dy nga shoket e tij te kombetares.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.