Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,479 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter, ne vere ne kerkim te nje sulmuesi, por jo vetem. Icardi, Milito, Botta dhe Belfodil…

Sky – Inter, ne vere ne kerkim te nje sulmuesi, por jo vetem. Icardi, Milito, Botta dhe Belfodil…
Ardi Deda

Ne sulm! Inter kete vere do te punoje per te blere nje sulmues: emrat jane gjithnje ato te Torres, Dzeko dhe Morata. “Per lojtarin spanjoll nevojitet ndihma e Chelsea qe duhet ta jape ne forme huazimi duke qene se ka nje page shume te larte”, ka shpjeguar Mateo Barzaghi ne SkySport24. Me pas ka shtuar: “Ne fund mund te dale emri i ndonje lojtari surprize, nje emer i rendesishem, nje top player qe garanton Mazzarrin per ta pakten 20 gola ne sezon. Icardi? Sigurisht qe mund te synohet tek ai. Argjentinasi ka treguar talent, ka shenuar tete gola dhe as nuk ka luajtur shume ndeshje dhe ka treguar qe mund te behet nje nder sulmuesit me te mire ne Europe, nese ka pasur veshtiresi, keto kane qene jashte fushes sic ka theksuar dhe trajneri i tij”.

Huazimet – Nje sulmues do te nevojitet edhe per te zevendesuar Milito qe ne fund te sezonit do ti jape lamtumiren skuadres dhe do te shkoje ne Argjentine. Botta ka treguar qe eshte i mire, por i nevojitet vazhdimesi dhe mund te shkoje ne forme huazimi ne nje skuader tjeter per tu kthyer me pas ne Appiano me me shume eksperience ne kampionatin italian. Per sa i perket Belfodil shoqeria zikalter, sipas Sky, do te kerkoje prova dhe garanci te tjera per lojtarin dhe per kete do te jepet akoma hua dhe do te flitet me Parmen per ate cfare duhet bere.

Por jo vetem… – Ne vere Ausilio do te merret jo vetem me gjetjen e nje sulmuesi qe do te shoqeroje Palacio dhe Icardi, por duhet te gjeje dhe nje mesfushore qendror dhe nje anesor qe te jene te pershtatshem per organiken e Mazzarrit: keto jane pikat e referimit per merkaton zikalter.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.