Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

368 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter, nje lajm i mire: tre lojtare rinovojne kontraten e tyre me 2 muaj

Sky – Inter, nje lajm i mire: tre lojtare rinovojne kontraten e tyre me 2 muaj
Inter Club Staff

Sky Sport ka dhene nje lajm te mire gjate oreve te fundit per Interin dhe per tranjerin e saj, Antonio Conten.

Me sa duket, sipas tyre, jane tre lojtaret qe tek Interi kane rinovuar kontraten e tyre me dy muaj te tjere, deri ne fund te gushtit 2020.

Behet fjale per lojtaret qe jane ne skadence kontrate. Pra per Borja Valero, Daniele Padelli dhe per portierin e trete, Tommaso, Berni.

Te tre lojtaret kane nje kontrate qe skadon ne daten 30 qershor dhe kane rinovuar me vetem dy muaj kontraten e tyre.

Kjo do i jape mundesi Interi ti perdore pa problem lojtaret deri ne 30 gusht dhe qe ti kete ne dispozicion edhe per Europa League.

Mbase ata nuk jane lojtare edhe aq te rendesishem, por gjesti qe ata kane bere duke rinovuar kontraten me dy muaj, nuk eshte nje gjest dosido.

Futbolli keto dite eshte i mbushur me lojtare qe nuk kane pranuar te ndihmojne skuadrat e tyre dhe kane kerkuar qe te respektohet kontrata fillestare.

Por djemte zikalter jane shume te perfshire ne kauzen e Interit dhe te tranjerit Conte e nuk kane dashur te braktisin Interin pa u mbyllur sezoni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.