Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

543 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter nuk beson te ofertat kineze per Mousa Dembele. Me 13 korrik…

Sky – Inter nuk beson te ofertat kineze per Mousa Dembele. Me 13 korrik…
Bujar Berishaj

Mousa Dembele, mesfushor i Tottenham Hotspur dhe Belgjikes eshte nje prej lojtareve qe po kerkohet me ngulm nga Interi ne kete merkato.

Per mesfushorin tashme ka pasur nje takim me agjentet e tij para disa javesh dhe interesimet per te nuk mungojne. Sidomos ato nga Kina, me lojtarin qe duket i joshur per te shkuar atje.

Te pakten keshtu raportohet nga Sky Sport qe lojtari i ka thene Interit me keta te fundit qe duket se kane kuptuar qe sot per sot asnje klub nga kampionati kinez nuk ka levizur konkretisht per te blere lojtarin.

Keshtu klubi zikalter do te pres me qetesi fundin e merkatos kineze, e cila do te perfundoj me 13 korrik para se te bej nje sulm per mesfushorin belg.

Tottenham per lojtarin e tyre kerkon nje shifer rreth 30 milione euro per ta lene te lire, me lojtarin qe ne Milano do te ishte nje zgjidhje ideale per mesfushen e teknikut Luciano Spalletti.

Nje arme shtese per te sjell Dembele ne zikalter mund te jete blerja e re e Interit, belgu tjeter Radja Nainggolan qe nuk eshte grumbulluar nga Belgjika per Boterorin e Rusise por Ninja ka nje marredhenie te mire me lojtarin e Tottenham.

Ne ditet e ardhshme priten me shume te reja ne kete front, pa harruar per te theksuar se nje tjeter emer qe Inter vlereson per mesfushen eshte edhe William Carvalho i Sporting Lisbona qe sapo eshte eliminuar nga Boterori me Portugaline e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.