Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 16, 2018

Scroll to top

Top

593 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter-Parma: duket se do te kemi ndryshime nga plani fillestar! Icardi i ka kerkuar Spallettit qe te luaje nga minuta e pare…

Sky – Inter-Parma: duket se do te kemi ndryshime nga plani fillestar! Icardi i ka kerkuar Spallettit qe te luaje nga minuta e pare…
Inter Club Staff

Pas pushimit te gjate te kombetareve qe tifozeve zikalter i eshte dukur nje pafundesi, tashme djemte zikalter do te zbresin vetem pas dy ditesh ne fushat e blerta. 

Interi keshtu do te perballet me Parmen ne San Siro te shtunen ne oren 15:00 ne ndeshjen e vlefshme per javen e katert te Serie A.

Pikerisht per kete ndeshje ka folur vetem pak minuta me pare Sky Sport Italia, media satelitore italiane.

Sipas tyre, ne keto caste duket se jane ulur sigurite qe shikonin Keita Balde titullar si sulmues qendre ne ndeshjen ndaj Parmes.

Qe prej dites se sotme, me sakte qe prej ores 11, atehere kur eshte prezantuar ne Appiano Gentile ai qe sapo eshte rikthyer nga grumbullimi me Argjentinen, Mauro Icardi.

Duket se kapiteni zikalter i ka komunikuar Spallettit qe ndihet shume mire dhe i ka kerkuar atij qe te mos kushtezohet nga demtimi i para dy javeve ne zgjedhjet qe do beje sepse ai demtim tashme eshte pas kraheve dhe ai ndihet gati te luaje edhe nga minuta e pare.

Nderkohe, Sky Sport tregon gjithashtu se Mauro Icardi sot ka bere nje stervitje te diferencuar duke qene se sapo eshte rikthyer nga nje udhetim shume i gjate dhe nese do te jete mire neser veshtire se do te jete jashte 11 titullare.

Mbase duke pare se te marten ne Meazza vjen edhe Tottenham, Mauro ndoshta sdo ta luaje te gjithe sfiden ndaj Parmes por ta luaje kete takim nga minuta e pare mbetet qellimi i kapitenit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.